1. Mind the art
  2. Muzikë

Opera është më afër nga sa mendon

20170527230601 20170527230434 opera

E duam operan më tepër se sa kujtojmë, ose të paktën kështu mendojnë profesionistët e fushës. Opera hyn vazhdimisht në përditshmërinë e jetës sonë, pa shkuar më larg, kolona zanore zyrtare e Champions League. 


Këto pesë momente kinematografike na shërbejnë si dëshmi. 


1. Kumbari III (1990)

Një nga titujt më të famshëm të historisë së kinemasë është Kumbari. Francis Ford Coppola e mbylli sagën me një opera (dhe si të ishte një opera). Çastet e fundit të historisë së Corleone shoqërohen nga melodia e Cavalleria Rusticana, skenari i të cilës ndan të njëjtën tematikë me tregimin e kineastit italoamerikan. 






2. Pretty Woman (1990)

Julia Roberts në Pretty Woman shkon të shohë La traviata-n. Historia e dashurisë mes një zotërie të pasur, interpretuar nga Richard Gere, dhe një prostitute nga Los Angeles të kujton në disa momente operan e Verdit. Kompozitori na tregon historinë tragjike të dashurisë mes një kurtizaneje dhe pretendentit të saj, Alfredo. 




3. Moulin Rouge! (2001)

Shumë më tepër u frymëzuan te Verdi skenaristët e Moulin Rouge (2001), i konsideruar si një nga filmat muzikorë më të rëndësishëm të kinemasë. Kurtizania, në këtë rast, ishte Nicole Kidman që refuzonte të dashurin e saj (Ewan McGregor) për arsue aq të fisme sa edhe ato të Violetta Valery në La traviata. Verdi gjithashtu frymëzoi Aleksandër Dyma dhe romanin e tij Zonja me kamelie. 




4. Apocalipse Now (1979)

Sipas mendimit të shumë personave, momenti më i madh operistik i kinemasë është ai i Apocalypse Now. Francis Ford Coppola përdor Walkiria-n e Wagnerit për momentin më kulmor të skenës së luftës në Vietnam. 



5. Closer (2004)

Nuk është rastësi që një nga momentet e tradhëtisë së dyfishtë, protagonizuar nga Julia Roberts dhe Jude Law, vjen i shoqëruar nga një fragment i operës së Mozartit Cosi fan tutte (Kështu bëjnë të gjitha). 



Top