1. Newsroom

Paris Jackson: vajza e Michael Jackson fotografohet pë Chanel

20170527230641 parsijacson

Qindra turistët që shëtisin çdo ditë përreth kullës Eiffel këtë të mërkurë ishin dëshmitarë të një sesioni fotografish. Bëhet fjalë për një fushatë të Chanel të protagonizuar nga Paris Jackson. Vajza e madhe 18-vjeçare e Michael Jackson debuton në industrinë e modës duke u futur nga porta e madhe.

Ajo ka pozuar ala Madonna në fund të viteve ´80 shoqëruar nga modelë meshkuj të veshur si ushtarë të Luftës së Dytë Botërore.

Nuk është hera e pare që Chanel përfshin në fushatat e tij fëmijët e yjeve të kinemasë dhe muzikës. Më pare ka bashkëpunuar me Lily Rose Depp, vajzën e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, apo edhe me Willow Smith, vajzën e Will Smith. 




Top