1. Kinema

Paulo Coelho në kinema

20170527230612 20170527230445 paulo

Romani Alkimisti i Paulo Coelho-s është një nga më të kërkuarit në dekadën e fundit. Një histori që ka shitur më tepër se 65 milionë kopje në të gjithë botën dhe është përkthyer në 80 gjuhë. Best-selleri tregon për një bari andaluz në moshë të re, me emrin Santiago, që vendosë të braktisë jetën e tij për të shkruar legjendën e tij dhe për të gjetur një thesar në fund të udhës. 

Një udhëtim përmes rërës së shkretëtirës që do t’i zbulojë jetën dhe ëndrrat, i udhëzuar nga zemra e tij. 


PalmStar bleu të drejtat e romanit para disa javësh, ndërsa TriStar vendosi të bashkohej për ta transferuar këtë histori apasionante në ekranin e kinemasë. “Jam shumë i emocionuar që po bashkëpunoj me PalmStar për realizimin e Alkimistit. Si shumë fansa të librit, kujtoj se ku isha herën e parë që e lexova. Është një histori tek e cila jam rikthyer çdo vit dhe për mua është një ëndërr të mund ta adaptoj këtë aventurë magjike për ekranin e madh”, është shprehur Hannah Minghella, e cila ka bërë publike marrëveshjen. 

Top