1. Mind the art
  2. Libër

Për dy ditë në Tiranë lexohet ngado!

20170527230611 20170527230444 library

Paraditen e 29 shtatorit miqtë e librit janë bërë bashkë në eventin "Tirana lexon", që vjen si një maratonë leximi për herë të dytë në kryeqytet dhe organizohet nga IDMC (Instituti për Demokraci, Media & Kulturë), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.




Të pranishëm në ceremoninë e hapjes kanë qenë Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Jonila Godole, drejtuese e IDMC-së dhe gazetarët e kulturës Alfred Lela, Ben Andoni, Arta Marku dhe Alda Bardhyli.

Në fjalën e hapjes, Godole nënvizoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla që afrojnë më shumë të rinjtë me librin.

"Nga viti në vit synojmë që "Tirana lexon" ta kthejmë në një ngjarje kulturore për kryeqytetitn, duke u përqendruar jo vetëm tek letërsia por edhe tek artet e tjera. Në edicionet e ardhshme do të kalojmë nga qendra në periferi, në mënyrë që të përfshijmë të gjithë lexuesit, pa dallim moshe dhe pa dallim shijesh letrare",- ka nënvizuar Godole.

Më tej, ajo ka shtuar se përveç leximeve masive publike në qendrat letrare dhe kulturore të Tiranës, ky event do të ndalet edhe tek disa takime të veçanta, siç janë ai i leximit të veprës së Trebeshinës, letërsisë së ndaluar, letërsisë autobiografike shqiptare dhe përkthimit me sfidat e tij.




Erion Veliaj, Kryetari i Bashksië Tiranë nënvizoi gjatë fjalës përshëndetëse gjithë projektet që po ndërmerr Bashkia për t'i sjellë të rinjtë më pranë librit.

"Pas hapjes së disa Bibliotekave nëpër lagje, po rikonstruktojmë ndërkohë shumë të tjera. Këtë muaj hapim edhe Bibliotekën e Pezës, me lajtmotivin që libri ndryshon jetën dhe gjithë komunitetin”!

Në fund të fjalimit, Veliaj nisi maratonën e leximit me një pasazh nga libri "Kronikë në gur", i Ismail Kadaresë.




Takimet e "Tirana lexon" do të vazhdojnë përgjatë dy ditëve në të gjithë qytetin, ku shkrimtarë, përkthyes e gazetarë të njohur, si Edmond Tupja, Ylljet Aliçka, Maks Velo, Rudi Erebara, Mustafa Nano, Diana Kastrati, Beti Njuma, Eno Popi, Isli Islami, Blendi Salaj, Agim Baçi, etj., do të lexojnë bashkë me të rinjtë pjesë nga librat dhe autorët e preferuar.


Class




 

Top