1. Tema

Për vendime më të mira, mendo në gjuhë të huaj

20170527230607 20170527230440 14454108 1105472332870230 125695128 o

Në çfarë gjuhe të ta them që të më kuptosh?” Kjo fjali që kanë thënë me mijëra nëna, në fund të fundit, është shumë e vërtetë. Një seri punimesh shkencore të kohëve të fundit po i japin formë një realiteti të pabesueshëm: mendojmë dhe marrim vendime ndryshe nëse e procesojmë informacionin në një gjuhë tjetër që nuk është gjuha mëmë.


Pavarësisht se idenë apo problemin e kuptojmë njësoj, kur e procesojmë vendimin në një gjuhë të huaj, rezultati do të jetë më i menduar, më pak emocional dhe më i orientuar drejt një rezultati të dobishëm. 


Albert Costa nga Universiteti Pompeu Fabra në Barcelonë i filloi studimet në këtë fushë me dilemën e metrosë: a do të hidhje një person në shinat e metrosë që vdekja e tij t’i shpëtojë jetën pesë personave të tjerë? Konflikti moral që supozon shtyrja e kësaj viktime zbehet kur individët e pyetur e procesojnë informacionin në një gjuhë të huaj. 


Ka edhe shumë punime të tjera shkencore që kanë konfirmuar këtë rezultat: në një gjuhë të huaj marrim vendime më pak emocionale dhe përqëndrohemi te eficienca. Jemi më pak moralistë dhe më tepër utilitaristë. 

Top