1. Mind the art
  2. Libër

Përse duhet të lexoni Joyland nga Stephen King?

20170527230556 20170527230428 14203597 1090330984384365 1062162602 o

King nuk është shkrimtar horror. Nëse disa herë flirtoje me një kopertinë frymëzuese, e cila mban një titull rrënqethës, por hezitoje për shkak të reputacionit të tij si korrespondent i anës së errët, Joyland ndoshta përfaqëson alternativën më të mirë për të hyrë në botën e fantastikes. 

King është mjeshtri i heshtjes, guru i qetësisë në mes të rrëmujës së rutinës dhe impulsit të lajmit. Është ai që do iu nxjerrë nga stresi dhe do iu kujtojë freskinë që kishte birra në epokën kur prindërit e tu nuk dinin asgjë dhe ti dije gjithëçka. 

Historia është e thjeshtë.

Ai është zhgënjyer nga dashuria dhe kërkon ngushëllim, por edhe shfaqje të reja, përmes punës së tij në një luna park. Një vrasje e egër që duhet të zbardhet. Një fëmijë pranë vdekjes me një nënë misterioze dhe tërheqëse. Një fallxhore që di shumë.
Përse papritmas ndryshon temperatura në zonën e luna parkut?

Vazhdoj të këmbëngul. King nuk është shkrimtar horror, përveç se kur përdor të mbinatyrshmen si kanavacë për të na prezantuar me ngjyrat më të çuditshme, me humorin e tij përcëllues, tërësinë e karagjozllëkut, por edhe me mrekullinë psikike njerëzore. 

Një nga tregimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave vendos të na japë perspektivën e tij për anullimin e pritshmërive erotike të botës së argëtimit dhe për udhëtimin emocionues që bën mendja jonë kur ndryshon bota që ne njohim. 

Nëse ripërjeton ndjesinë e aventurës së prekjes së delirit dhe turbullirat emocionale, të cilat ndoshta  në një moment të çojnë në pranimin e lakmuar të humbjes, atëherë ky libër është për ty.

King të qeras me një birrë. Jini të sjellshëm duke e pranuar. 

Top