1. Newsroom

Piazza di Spagna, Romë: masat ekstreme që propozon Bulgari

20170527230601 20170527230434 14374752 1098262283591235 1340780534 o

Kompania luksoze Bulgari, e ngarkuar me restaurimin e skalinatës së famshme të Piazza di Spagna në Romë, ka propozuar mbylljen e monumentit për turistë dhe italianë, të paktën gjatë natës, për të mbrojtur bukurinë e tij. 


Kompania ka harxhuar gati 1.5 milion Euro dhe ka punuar për mëse një vit për t’i rikthyer shkëlqimin e humbur kësaj vepre të madhe të shekullit XVIII. 


Skalinata ende është e mbyllur, pasi gjatë këtyre ditëve kompania është në fazat e fundit të restaurimit. Inaugurimi është parashikuar për datën 21 shtator. 


Përpara se të hapet për publikun dhe të ketë zhurmën e përditshme të mijëra turistëve dhe romanëve, presidenti i Bulgari, Paolo Bulgari, ka sugjeruar që skalinata të mbyllet për të shmangur dëmtimet dhe bërjen pis “me çamçakëza, njolla kafeje ose vere” dhe “fëlliqësira” të tjera. 


Sipas Bulgarit, 135 shkallët që formojnë skalinatën monumentale të Piazza di Spagna,duhet të mbrohen nga aktet vandale. 


“Skalinata është një monument i bukur dhe delikat, ashtu si edhe shumë të tjerë në Romë dhe në Itali. Nuk mund të lejohet që, pas restaurimit të saj, të vazhdojë të jetë një gjiriz në qiell të hapur. Nuk mund të lihet në duart e barbarëve që hanë, pijnë dhe bëjnë pis aty”, u shpreh ai. 


Bulgari e kupton se “të shëtisësh te skalinata është e drejta e kujtdo”, por thotë se, në të njëtën kohë, “nuk mund të përdoret si shkallarja e një stadiumi futbolli ku njerëzit ulen për orë të tëra, duke u dehur dhe hedhur bishta cigareje”.