1. Newsroom

Poema e Anne Frank shitet për 140.000 Euro

20170527230639 annafrank


Në Hollandë, poema me tetë vargje e Anne Frankut është shitur për shumën prej 140.000 Eurosh. 


Ankandi për poemën e Anna Frankut arriti në vlerën 140.000 Euro. Ky dorëshkrim i rrallë i mban firmën e Annës në vitin 1942. I drejtohet Cri-Cri, pseudonimi për Christiane van Maarsen, e cila ishte motra e Jacqueline, shoqes më të mirë të Annës. 


Në atë kohë, autorja ishte 12 vjeç. Me një karakter shumë studioz, ajo i drejtohej Cri-Cri-së me një ton qortues.


Në fund, e mbyll me fjalinë ‘që të më kujtosh, Anne Frank’, një dedikim tipik për fletoret e kujtimeve që ruheshin për vite. 


Çmimi origjinal ishte 30.000 Euro. Ankandi u zhvillua në qytetin holandez Haarlem. 








Top