1. Mind the art
  2. Poezi

Poeteka: DadaEast, Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë

20170527230608 20170527230440 poeteka

100 vjet më parë – DADA – arti kundër formave të vjetra artistike, kundërshtar i kompromisit me ligjin, me shtetin, me institucionin, pra kundër të qenit “politikisht korrekt”, formula e re e artit kundërshtar – antidada. … – kundër artit dhe shoqërisë – kundër dorëzimit dhe depresionit – kundër vetë artit – kundër Tzara-s – kundër Breton-it – kundër konformizmit – kundër tabuve – kundër barbarizmave të luftës – kundër autoritarizmit – kundër manipulimit nga religjioni – kundër papunësisë – kundër peshkut të prishur që shitësi-bamirës u shpërndan të varfërve – kundër popullit të urtë – kundër mërzisë – kundër shtetit – kundër zyrave false të asistencës dhe përkujdesjes – kundër çdo ideje të progresit në art – kundërvënie industrisë së kulturës së masave – kundër dogmave, ideologjive dhe propagandave – kundër të gjitha modeleve e normave të kulturës mondane – kundër artit proletar…Shpërthimi i manifesteve pas lëvizjeve të mëdha kulturore si dadaizmi, e konsideruar si një bombë që donte shkatërronte gjithçka, pati krijues e shumë frymëzues e nxitës…ja një rast që vjen i tillë, krejt kontradiktor, dhe të paparashikueshëm në Tiranë. Në 26-30 shtator në rastin e festivalit Poeteka, paraqitet një krijimtari e rrallë e një dadaisti të ditëve tona: Peshkopi Metodij Zlatanov me veprën “Mitropolit i Kishës së krishterë ortodokse në Maqedoni – dhe veprës së tij dadaiste “energjia e papërshkrueshme- psalm kushtuar H.B”. Kjo vepër u shkrua në teknikat dadiaste posaçërisht për njërin prej themeluesve të dadaizmit Hugo Ball. Poeti, dhe ideatori i këtij festivali, Arjan Leka ka treguar se është një rast i rrallë të shohim në fushën e letrave, një dadaist që është peshkop, me një veprimtari të gjerë kulturore.

Festivali Poeteka këtë vit ia dedikon 100-vjetorit të lëvizjes Dadaiste, me të ftuar specialë, përfaqësues bashkëkohor që reflektojnë në krijimtarinë e tyre nga pak “dada”.

Sa i takon peshkopit maqedonas është Robert Alagjozovski që do ta paraqesë krijimtarinë e rrallë të tij në ditët tona. Performanca-reprizë e Tiranës e kishte premierën në “Cabaret Voltaire”, Zyrih, më 20 prill 2016 dhe mbetet një veprimtari e këshillueshme për t’u ndjekur me rastin e përkujtimit të 100 vjetorit të themelimit të dadaizmit edhe në Shqipëri.

Robert Alagjozovski (Shkup, 1973) shkrimtar, studiues, kritik arti dhe menaxher kulturor, është autor i pesë librave letrarë dhe i dhjetëra studimeve, eseve dhe artikujve në fushën e filologjisë, teatrit, filmit dhe të politikave kulturore adresuar rajonit dhe kontinentit. Bashkëpunon prej kohësh me revistat kulturore “Teatarski Glasnik”, “Scena”, “Kinopis”, “Nashe Pismo”, “Margina”, “Shine”, “Urban Magazine”, “Studentski zbor”, “Dnevnik”, “Balcanis”, “Transitions on line”, “Time.com.Europe”. Robert Alagjozovski është pjesëmarrës i rregullt në simpoziume, seminare dhe në shkollat verore ku lektoron tema mbi artin modern, filmin dhe teatrin. Robert Alagjozovski është gjithashtu edhe përkthyes nga gjuha angleze dhe gjuhët kroate dhe serbe. Mban gradën shkencore M.A. në letërsinë krahasuese (Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Shkupit) me temën “Aspekte të teorisë dhe poetikave të prozës postmoderne në Maqedoni. Është editor dhe drejtues i “Goten Publishing” dhe anëtar i lidhjes së Shkrimtarëve të Pavarur të Maqedonisë.


 

Një vend DADA…

“…Shqiperia përbën një rast unik në Europë, po të mendojmë se mbi shtetasit e saj u zbatua jo një, por dy lloje ateizmi: ateizmi religjioz dhe ateizmi ndaj artit modern e “profetëve të tij”…

…Shqipëria ishte dhe ndoshta mbetet vendi më “dadaist” në Europë. Luftë, rebelim, revoltë dhe anarki ndaj institucioneve dhe vlerave, por jo kundër përgjegjësve që shkaktuan dhe mbështetën dhunimin e lirisë dhe vlerave njerëzore. Shqipëria ishte dhe mbetet një vend dadaist……Ky vend, që ishte aq surrealist, sa përndoqi fjalën e mendimin e lirë, zhduku pronën private, ndaloi çdo valë e sinjal, që vinte nga Perëndimi dhe burgosi e vrau poetët që lexuan, shkruan dhe përkthyen poezi moderniste, sot është po aq DADA me filozofinë e vet, qëllimisht skeptiko-negativiste-nihiliste, të afta për të provokuar dhe nxitur jo mendim, por instinkt….

…Dhe, thuajse njëlloj si 100 vjet më parë – kur Tristan Tzara u largua nga Rumania drejt Zyrihut, për shkak se kultura në Rumani u politizua dhe se forma e vetme e jetës aty njihte jeta politike – Shqipëria DADA-iste, ia ka arritur t’i largojë nëpër botë artistët e vet, ngaqë për më shumë se një shekull si shtet i pavarur dhe si shoqëri, nuk mundi t’u krijojë mundësi e hapësira normale krijimtarie, pune e promovimi as atyre që ikën dhe as atyre që ndenjën.

Ndaj edhe, si një vend tipik DADA, Shqipëria ka brohoritur, duartroket dhe gjen kënaqësi mazokiste në mburrjen që artistët e ikur shkëlqyen dhe shkëlqejnë diku tjetër, por jo në vendin e vet…”

Mapo

Top