1. Tema

Princeshat shqiptare në një set të rrallë fotografik të vitit 1937

20170527230610 20170527230443 14446451 1109450472472416 1213062670 o

Princesha Senije, Princesha Myzejen, Princesha Ruhije dhe Princesha Maxhide, katër motrat e Mbretit Zog kanë realizuar në vitin 1937 një set fotografik mjaft të bukur për kohën. Të katër princeshat kanë pozuar në pozicione të përafërta, ku bien në sy përvec fustaneve edhe aksesorët e shtrenjtë, të denjë për princeshat e asaj kohe. Por seti fotografik i nxjerrë nga arkivat austriake, tashmë të digitalizuara, përcjell frymën e kohës pasi në të nuk mungojnë as princeshat të veshura me kostume ushtarake. Në fakt me kostume ushtarake në setin e fotove të gjetura janë vetëm dy nga katër princeshat e fotografuara, Myzejen e Ruhije. Nga 17 foto të zbuluara 6 i takojnë Princeshës Ruhije e cila është edhe më e fotografuara, ndërsa 5 foto të tjera janë të Princeshës Myzejen. Për dy motrat e tjera të Mbretit, Princeshat Sanije e Maxhide në koleksion janë nga tre foto, dhe është e dukshme se për to mungojnë edhe fotot e veshura me kostume ushtarake. Fotot thellësisht profesionale janë realizuar nga njëra prej studiove më të njohura të botës në atë kohë.  











Studioja fotografike

 

Fotot, me përjashtim vetëm të njërës prej tyre, kanë edhe mbishkrimin e studios fotografike që i ka realizuar. Në stampën mbi foto shkruhet “D’ora BENDA”. Studioja është njëra prej studiove fotografike austriake më të njohura të kohës e specializuar në fotot që sot do ti quanim foto të shoubiz-it. Studioja ishte themeluar nga Dora Kallmus (e njohur edhe si Madame D'Ora 1881 - 1963) që ka qenë një fotografe hebreje austriake më e njohura e kohës në fushën e modës dhe portretit, dhe mikut të saj Arthur Benda në vitin 1907. Në fakt Dora Kallmus në vitin 1905 kishte qenë gruaja e parë e pranuar në kurset teorike të Graphische Lehr- und Versuchsanstalt (Instituti i Trajnimit Grafik) dhe po atë vit bëhet anëtare e Shoqërisë Fotografike të Vjenës. Në vite, punët e studios u bënë aq të sukseshmë dhe popullariteti në mesin e aristokracisë u rrit aq shumë saqë ata në vitin 1924 e transferuan studion në Paris. Aty studioja e rrit popullaritetin sidomos në fotografinë e modës, dhe gjatë viteve 1930 dhe 1940 aty do të pozojnë balerinat, modelet, aktorët, piktorët dhe shkrimtarët më të njohur të kohës. Pikërisht kjo studio do të realizojë në vitet 1936 dhe 1937 edhe fotot e princeshave shqiptare.