1. Tema

Propaganda vintage kundër kanabisit

20170527230614 20170527230448 14672668 1119724331445030 1425258464 o

Në fillim të shekullit XX, marihuana arriti në SHBA me anë të emigrantëve meksikanë dhe në shumë pak kohë, për shkaqe ndoshta ksenofobe, filloi të stigmatizohej si një substancë e aftë të shndërronte persona normale dhe të ekuilibruar në vrasës dhe të shthurur. Çfarë kishte mbrapa ishte një manipulim që donte të izolonte dhe tjetërsonte meksikanët, që në atë kohë kërkonin “ëndrrën amerikane’. Këto postera datojnë ndërmjet 1936-1950. 


Atëherë filloi një fushatë që, më pas, ndikoi në politikat dhe sjelljen e tërë botës, duke arritur deri në sallat e Kombeve të Bashkuara. Më e keqja është se pas origjinës së saj, fshihej diskriminimi, që me kalimin e viteve dhe qeverive, u përdor politikisht dhe nuk kishte të bënte aspak me çështje të shëndetit publik apo mirëqënien e përgjithshme. 


Fushata pati një sukses të madh dhe u miratuan ligje kufizueze dhe penalizuese. 


Në vitin 1937, kryebashkiaku i New York-ut, Fiorello La Guardia, ndërmorri studimin e parë serioz mbi efektet e marihuanës në rininë amerikane. Rezultatet e këtij studimi përgënjeshtruan tezën e prohibicionistëve, duke treguar se konsumi i marihuanës nuk çonte në sjellje të dhunshme apo të alteronte strukturën bazë të personalitetit. Në vitet ’50, strategjia përfshiu një demon të ri, komunizmin. Fushatat zyrtare të dezinformimit u përqëndruan te marrëdhënia e trafikantëve të marihuanës me kërcënimin komunist, që në atë kohë terrorizonte pjesën më të madhe të amerikanëve. Falë këtij impulsi të ri politik, në vitin 1951 u miratua akti i Bogs, që përfshiu aplikimin e dënimeve minimale të detyrueshme për konsumatorët dhe deri në burgim të përjetshëm për ripërsëritje të veprës. 



(Marihuana, bari që i ka rrënjët në ferr)




(Vrasësi i rinisë)