1. Newsroom

Pse bie më shumë shi në fundjavë?

20170527230620 shi

Shpesh, ka diell gjatë pesë ditëve të javës dhe në fundjavë bie shi, duke na prishur shumë plane. Rastësi? Jo tamam. 


Sipas një grupi hulumtuesish nga Universiteti i Barcelonës, në shumë pjesë të Europës moti atmosferik ndjek një cikël javor. 


Pas analizimit të të dhënave metereologjike të marra nga 1961 deri 2004, është arritur në përfundimin se në verë shirat përqëndrohen në fundjavë. Megjithatë, në stinën e ftohtë, tendenca është e anasjelltë: të shtunat dhe të dielat janë më me diell. 


Po pse? Me sa duket gjithçka është në varësi të ndotjes së ajrit. Nga e hëna në të premte ka më tepër ndotje. Thërrmijat e pezulluara në atmosferë mund të përthithin dritën diellore, të nxehin ajrin dhe të alterojnë regjimin e erërave. Të njëjtat thërrmija mund të ndikojnë në formimin e reve. Se cili nga të dy efektet mbizotëron kjo do të varet nga kushtet dhe ndryshon nga një stinë në tjetrën, sipas punimit të publikuar në revistën Geophysical Research Letters


Më interesantja është se ciklet nuk shfaqen në të gjithë planetin. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, hulumtuesin nuk kanë gjetur shenja të ritmit javor ndërmjet ditëve me diell dhe atyre me shi, pasi në ishull komandojnë korrentet e Oqeanit Atlantik. Ndërkohë që në Mesdhe veprimtaria e njeriut ka ndikim më të madh. 

Top