1. Newsroom

Pse Donald Trump duhet ta urrejë këmishën që veshi Melania gjatë debatit?

20170527230615 20170527230449 14689069 1121388067945323 1101560085 o

Këmisha Gucci me fjongo Melanisë ka konotacione historike që nuk përputhen me vizionin e kandidatit republikan. 


Sipas zëdhënësve të fushatës elektorale të magnatit amerikan, mungesa e informacionit bëri që Melania Trump të jepte një mesazh të fshehtë kundër politikave të bashkëshortit të saj gjatë debatit të së dielës. 


Që nga momenti që u akuzua për plagjiaturë të një fjalimi të Michelle Obama, Melania ishte mbajtur nën hije. Të dielën e kaluar, ajo asistoi në debatin kundër Hilary Clinton e veshur me një këmishë me fjongo të markës Gucci me ngjyrë çiklaminë. 




Në vendet anglosaksone, këmishat me fjongo quhen “Pussy Bow”. Kështu quhet edhe modeli i Gucci-t që veshi Melania gjatë debatit. “Pussy” është pikërisht fjala që tha Trump në videot polemike të nxjerra nga Washington Post këtë fundjavë. Në regjistrimet e vitit 2005, kandidati legjitimonto abuzimin seksual kur thoshte se “kur je një star (femrat) të lënë t’i bësh gjithçka. T’i kapësh nga pjesët intime (pussy)”.


A po tallej Melania me skandalin e bashkëshortit? Një zëdhënës i Trumpit tha për gazetarët se zgjedhja e saj nuk ishte “e qëllimshme”. 



Por, përveç emrit, kjo këmishë ka edhe një histori nga mbrapa. Kjo veshje u emërtua Pussycat Bow nga shtypi i viteve ’30 kur doli në ilustrimet e i Gibson Girl (ideali femëror në vitet ’40). Yves Saint Laurent dhe Channel e nxorrën në modë më vonë. 


Në fillim të viteve ’70, Pussy Bows u bënë feministe. Ishte koha kur gratë filluan të mbanin poste ekzekutive dhe vishnin këmisha me fjongo për t’i dhënë jetë kostumeve zyrtare dhe në vend të kollareve e papionëve. 


Ishte një mënyrë për t’u dukur më femërore. 



Donald Trump është ankuar shumë herë publikisht që ish-gruaja e tij, Ivana Trump, drejtonte dy prej kompanive të tij: “Gabimi im i madh ishte të nxirrja Ivanën nga roli i saj si bashkëshorte dhe ta lejoja të drejtonte sipërmarrjet e mia”, shkruan në kujtimet e tij. 


Në fakt, këmisha çiklaminë e Melanisë, thoshte krejt të kundërtën. 


Top