1. Shëndeti

Pse duhet të stërvitemi në mëngjes?

20170527230633 gym

Sipas hulumtuesve të Universitetit Brigham Young, të bësh 45 minuta ushtrim fizik pak pasi je zgjuar, redukton dëshirën për ushqim përgjatë gjithë ditës. Sipas autorëve të punimit të botuar në revistën Medicine & Science in Sports & Exercise, veprimtaria sportive jo vetëm harxhon energji, por edhe modulon përgjigjen e trurit tonë përballë ushqimit. Ata arritën në këto konkluzione pasi përdorën një encefalogramë për të matur aktivitetin e neuroneve të qindra femrave tek shihnin foto pjatash të shijshme pas vrapit të mëngjesit. 


Për më tepër, të praktikosh sport në mëngjes çon në rritje të aktivitetit fizik gjatë 24 orëve në vijim. 

Top