1. Newsroom

Pse e kanë dënuar vajzën e Obamës?

20170527230601 20170527230433 14285165 1095371557213641 2137352965 o

Gjatë muajit të kaluar, vajza e madhe e presidentit të Shteteve të Bashkuara u vu në qendër të polemikës pasi u kap duke tymosur ndërkohë që argëtohej në festivalin e Lollapalooza. Një dëshmitar i siguroi mediave lokale se bëhej fjalë për marihuanë dhe skandali nuk vonoi të bënte xhiron e botës. Tani, Malia Obama u pa sërish në një festival muzike në Filadelfia, me sa duket e penduar për veprimet e saj, me një bluzë ku shkruhet një mesazh i rëndësishëm: “Smoking kills” (Duhani vret). Dënim nga prindërit e saj?


Vajza e Barack dhe Michelle Obamës duket se ka marrë një mësim. Pasi u fotografua duke tymosur një cigare në një festival në Chicago, që shumë guxuan të thoshin se ishte marihuanë, Malia Obama protagonizoi një skandal të bujshëm që, me sa duket, do t’i vërë kapakun në mënyrë të natyrshme. 




Vajza e Obamës, e cila sapo ka mbushur 18 vjeç, është parë sërish në një festival muzikor, kësaj here në Budweiser Made in America në Filadelfia, e rrethuar nga miqtë e saj. Kësaj here nuk ka as twerking dhe as cigare të dyshimta. Megjithatë, Malia veshi një palë xhinse të shkurtra, një kapele dhe një këmishë të thjehstë me një mesazh të fortë: Duhani vret. Me sa duket, me këtë mënyrë ajo do të mbyllë polemikën. 


Nuk vonoi shumë dhe fotografia bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe shumë përdorues kanë sugjeruar se veshja e vajzës së presidentit nuk është asgjë tjetër veçse një bluzë-dënim. Si do që të jetë, me sa duket Malia nuk do të dijë asgjë për “tymrat e dëmshëm”. 

Top