1. Tema

Psikologjia pas veshjeve të Halloween-it

20170527230621 hallween

Një natë në vit, fëmijë dhe të rritur zgjedhin veshjet (pak a shumë) më terrorizuese për të përkujtuar Natën e Shtrigave. Ndërkohë që meshkujt zakonisht vishen sipas stereotipeve të terrorit, femrat kanë prirjen të shkojnë drejt versioneve të hiperseksualizuara të infermiereve, dadove apo agjenteve të policisë, por… çfarë thotë veshja për personalitetin tonë?


Në Halloween askush nuk mërzitet nëse e gjykojnë, prandaj edhe kemi prirjen të çlirohemi nga disa tabu falë veshjes dhe grimit që kemi zgjedhur. Kjo ndjesi vetëbesimi për t’i dhënë jetë një personazhi apo identiteti të ri më të guximshëm është e ngjashme me ndjesinë që u jep makijazhi femrave (studim i Hanover College, 2015). Në rastin e fundit, vajzat dhe gratë pohonin se, kur dilnin në darkë, ndiheshin më të sigurta te vetja kur kishin make-up të theksuar se sa kur ishin natyrale.

Kështu pra, “të maskohesh dhe të marrësh një personalitet tjetër është një mënyrë e shkëlqyer që njerëzit të punojnë me sjellje dhe ndjenja me të cilat nuk ndihen veçanërisht komodë. 


Studiuesja e Universitetit Hertfordshire (Mbretëri e Bashkuar), Karen Pine, pohon se veshjet mund të shtojnë ose reduktojnë proceset mendore dhe perceptimet, duke ndikuar në pasojat kognitive, sociale dhe emocionale. 


Pra, numri gjithmonë e më në rritje i njerëzve që zgjedhin të maskohen për Halloween paska  një sfond psikologjik shumë interesant. Për shembull, nëse dikush zgjedh një personazh, bie fjala shtrigë seksi, është sepse do të adoptojë një personalitet tërheqës dhe lozonjar që nuk e shfaq dot gjatë një dite normale. 

Top