1. Tema

Punë për gra

20170527230637 puneper gra

Fotografi Chris Crisman u habit shumë kur dëgjoi se mikesha e një mikut të tij kishte lënë punën e saj si web designer në New York për t’u bërë kasape në Filadelfia. Crisman mendoi se ajo do të ishte subjekti perfekt për një portret. 


Kështu, ai shkoi në Filadelfia për të fotografuar Heather Marold Thomason dhe gjatë sesionit biseduan për profesionet të cilat ishin konsideruar tradicionalisht mashkullore.

Nga ajo bisedë, fotografi Crisman pati idenë e një projekti të cilin e titulloi ‘Women’s work’ (Punët e grave).