1. Newsroom

Reklama e re e Sony-t mbush një kazino të braktisur me 1.500 kg xixa

20170527230610 20170527230444 14513727 1110423079041822 2090814900 o

Sony rikthehet me magjinë në reklamat e tij. Në spotin e tij të fundit, 4.000 tullumbacë të mbushur me xixa pushtojnë një kazino të braktisur në Rumani. 


Ideuar nga DDB Berlin, reklama fillon me një tullumbac të bardhë që futet në kazino nga dera kryesore. Tullumbaci na tërheq drejt shkallëve deri sa fillon të takohet me tullumbace të tjera dhe e gjitha ndërtesa mbushet nga sfera të bardha. Befas, ata fillojnë të shpërthejnë duke çliruar kilogramë e kilogramë me xixa (u përdorën 1.500 kg në total). 




Imazhet shoqërohen nga versioni i Cindy Lauper i “True colors”, interpretuar nga Tom Odell. 




Reklama u xhirua nga fotografi specialist në shpejtësi të lartë Fabian Oefner, duke përdorur sensorë zhurmash që ndiznin kamerat sa herë një tullumbac shpërthente, pavarësisht se në pamje të parë duken efekte speciale kompjuterike.