1. Newsroom

Rezerva natyrore më e madhe në botë, Papahanaumokuakea

20170527230557 20170527230429 obama

Ditën e Shën Valentinit në 1779 vdiq eksploratori britanik James Cook, i famshmi kapiten Cook. U vra në Ishullin e Madh në Hawai, në mes të oqeanit Paqësor, nga indigjenë që u kishin ardhur në majë të hundës uzurpimet e dhunshme të tokës së tyre. Copat e trupit të tj u ndanë në mënyrë të barabartë ndërmjet kokave të tribuve të ishullit.



Që nga ajo periudhë kanë ndryshuar shumë metodat e havaianëve për të ruajtur parajsën e tyre. ¨Ky është një vend i shenjtë dhe duhet trajtuar si i tillë¨, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, gjatë prezantimit zyrtar të zonës më të madhe të planetit të mbrojtur nga shteti: Monumenti Kombëtar i Papahanaumokuakea.


Sipërfaqja e këtij parku kombëtar shkon deri 1.5 milionë kilometra katrorë, gati sa tre-fishi i Francës. Kjo mrekulli e natyrës mban më tepër se 7000 specie detare, ndërmjet tyre edhe kafshët më të vjetra të planetit, koralet e zeza, mosha e të cilave shkon deri 4500 vjet.


Obama, i cili ka lindur në Honolulu në 1961, ka vizituar parkun e ri kombëtar me rastin e hapjes së Kongresit Botëror të Natyrës, që do të mbahet në kryeqytetin havaian deri në datën 10 shtator.  Presidenti, i cili pati vështirësi gjatë përpjekjeve për të shqiptuar emrin e rezervës natyrore, pas ceremonisë u zhyt në ekosistemin detar të parkut.

¨Dua që brenda 20, 40 apo 100 vitesh, njerëzit që do vijnë këtu të shohin të njëjtën pamje si ne tani, një vend që nuk është shkatërruar nga njeriu¨, deklaroi Obama. 

Top