1. Newsroom

Rigjendet flamuri simbol i 11 shtatorit

20170527230602 20170527230435 14285697 1096438490440281 832065682 o

Në 11 shtator 2001, mbi rrënoja, tre zjarrfikës vunë një shtizë dhe ngritën flamurin amerikan, duke protagonizuar një fotogramë simbolike, që të sillte në mendje betejën e Iwo Jima, 60 vite më përpara, e cila frymëzoi një film të Clint Eastwood (Flags of our fathers, 2006). Copa e flamurit, që kishte humbur, u gjet dhe do të ekspozohet në muzeumin homazh të viktimave të 11 shtatorit në jugun e Manhattan. 


Ishin bërë vite që nuk dihej asgjë për vendndodhjen e flamurit. Tashmë, ai është shndërruar në një pjesë ikonike të atentateve, pasi fotografia që protagonizon simbolizon rezistencën e New York-ut dhe Shteteve të Bashkuara. Homazhe për flamurin e supozuar të 11 shtatorit u bënë në vende të ndryshme (në stadiumin e beisbollit të Yankee dhe në anijet amerikane në Lindjen e Mesme). Por me kohën u zbulua se ai nuk ishte i njëjti që tre zjarrfikësit kishin marrë nga një varkë për ta ngritur në zonën zero ditën e sulmeve. Përmasat nuk ishin të njëjtat me atë të fotografisë. 


Në fund të vitit 2014, një program televiziv tregoi historinë e flamurit të famshëm të zhdukur. Pas katër ditësh, një person i quajtur Brian u shfaq në pikën e zjarrfikësve në Everett, në shtetin e Washingtonit, me një flamur në një qese plastike i cili, siç tha ai, mund ishte flamuri i famshëm për të cilin ishte folur në televizor. 


Gjatë analizimit të copës u vërtetua se karakteristikat e tij korrespondonin me ato të flamurit të 11 shtatorit 2001 dhe se pluhuri e mbetjet materiale ishin ato të zonës zero. Personi që e dorëzoi u identifikua si një marins i dalë në pension dhe tregoi se i kishin dhënë flamurin ditën e Veteranëve në 2007-ën, nga duart e dikujt që e kishte marrë nga e veja e një zjarrfikësi të vdekur ditën e atentateve. Tashmë bën pjesë te kujtimet në muzeumin e 11 shtatorit.  

Top