1. Mind the art
  2. Teatër

Rikthimi në skenë i Një jetë me ty

20170527230608 20170527230441 14466262 1106366156114181 1961384060 o

Erion Kame, në rolin e autorit dhe regjisorit, sjell shfaqjen teatrale “Një jetë me ty”. Premiera e komedisë ishte në 9 maj në Teatrin Kombëtar ku u prit mjaft mirë nga publiku. Më pas, u ngjit në skenën e Teatrit Aleksandër Moisiu.  


Shfaqja tregon historinë e një çifti të martuar. Në një mënyrë të re rrëfimi skeni, Ai dhe Ajo tregojnë versionin e tyre të historisë së përbashkët të dashurisë. Situata mes tyre ndërlikohet kur hyn në lojë një vajzë që punon në zyrën e tij. Gruaja ka një interpretim të sajin, krejt të ndryshëm nga ai i të shoqit. Pas një ngatërrese të madhe, marrëdhënia e çiftit të martuar merr fund. 

A do rikthehen ata së bashku? Do rezistojnë dot larg njëri-tjetrit? 




Rivënie në skenë në datat 24 dhe 25 shtator në Teatrin e Kukullave, Tiranë. 


Me aktorët: Suela Bako, Romir Zalla, Vilma Hodo. 

Skenografia: Noset Shijaku. 

Top