1. Kinema

Rrugëtimi i “Bukës”

Autori: Vilma Hodo

20170527230630 buka

“BUKA” është filmi i parë i një prej regjisoreve të reja më premtuese të brezit të ri të regjisorëve shqiptarë. Cilësim ky i mbështetur natyrshëm tek rrugëtimi i suksesshëm në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare.

Blerta Kelmendi është vetëm 22 vjeç por tek sheh dhe percepton filmin e saj bindesh për pjekurinë emocionale dhe intelektuale, tipike për talentet. ‘BUKA’ do të ishte “provimi final” i diplomimit të saj në Universitetin e Arteve për Regji Filmi.

Por, si një talent që kohën dhe frymëzimin nuk e lë të humbas ajo do të punonte fort, me disiplinë dhe më gjithë shpirt për të realizuar veprën e saj të parë të vërtetë. Ende në proçes përgatitjesh filmi mori mbështetje nga Qëndra Kombëtare Kinematografike. Mbledhja e një ekipi profesionistësh dhe mbështetja e pakursyer e regjisorit të mirënjohur Bujar Alimani dhe producentes Tefta Bejko do sillte ditën e rëndësishme, xhirimin e filmit.

Ditë dhe netë të gjata pune do ta sillnin ekipin në ditën e xhirimit për të finalizuar “dashurinë e parë” të Blertës. ‘BUKA’ përfundoi xhirimet. Ekipi i punës me profesionalizëm të lartë dhe një kast aktorësh të jashtëzakonshëm të cilët ishin të duhurit për filmin “BUKA”. Rikthimi në ekranin e kinemasë të aktores brilante Hajrie RONDO dhe aktori i mirënjohur Ligoraq TUSHE.

Investimi dhe dashuria që ishte derdhur tek “BUKA” e Blerta Kelmendit do ta shkëpuste atë përfundimisht nga cilësimi “filmi i diplomës”. Por përzgjedhja në Festivalin Ndërkombëtar “Drama International Short Film Festival” në Greqi do ta firmoste këtë fakt.

Filmi “BUKA” ishte i vetmi film i shkurtër që fliste shqip duke prezantuar Shqipërinë në Festival. Filmi pati “screening” (shfaqje) në 17 shtator 2015 dhe ishte pjesë e kompeticionit zyrtar të Festivalit. Ky kompeticion i parë ndërkombëtar do të shënjonte rrugëtimin e “BUKËS”.




Publikimi në media se disa filma nga Shqipëria përfshirë dhe filmin “BUKA” ishin përzgjedhur në Short Film Corner e “do të shkonin në Kanë” e distancuan Blertën nga zhurmat mediatike të atyre ditëve. U përpoq të fliste me disa gazetarë për ti bërë të qartë se Short Film Corner nuk është një kompeticion, është një “market i madh me filma” ku ti paguan një tarifë që filmi yt të vendoset në këtë “market” e të mund të shihet nga gjithkush që hynë në “market” ka interes dhe klikon ta shoh.

Ftesave të emisioneve, intervistave në gazeta, delireve nepër kafene Blerta vendosi ti refuzonte sepse ajo e kishte të qartë çfarë ishte Short Film Corner për filmin e saj “Buka”. Ëndrrat me Festivalin e Kanës ajo nuk I shihte me sy hapur...

Me durim dhe heshtje talenti vazhdonte proçedurat e aplikimeve për kompeticione të mirëfillta ndërkombëtare. Nëpërmjet aplikimit online më CV-në dhe filmit “BUKA” ajo përzgjidhet në edicionin e 10-të programit “Talents Sarajevo” në Sarajevo Film Festival.

Një eksperiencë cilësore profesionale për të dhe rrugëtimin e saj. Një mundësi për njohje e bashkëpunime në të ardhmen me kolegë të saj nga e gjithë bota. Një program cilësor në funksion të kineastëve të ardhshëm me talent.

Një muaj më pas, “BUKA” do të përzgidhet në Albanian Film week në New York. Dita kur filmi kishte “screening” në New York, Blerta nuk mundi të ishte atje për shkak të refuzimit të vizës. Por trishtimin e mungesës në shfaqjen e filmit të saj do e zhdukte çmimi për “kameran më të mirë” për filmin “BUKA” në Albanian Film Week në New York.

Kompeticionet e mirëfillta do e ndiqnin filmin “BUKA” dhe, jo rastësisht. “BUKA” me regji nga Blerta Kelmendi sëbashku me filmin “Biseda” nga Gledis Bica u përzgjodhën në edicionin e 14-të të Mediterranean Short Film Festival of Tangier në Marok. Të dy këto filma, të mbështetur nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, përfaqësuan Shqipërinë në këtë festival në 10-15 tetor 2016.

Tashmë filmi “BUKA” ka një identitet të tijin falë këtij rrugëtimi. Publiku ynë kanë nevojë për një film si “BUKA”…

Top