1. Sport
  2. Mirëqenie

Sa minuta aktivitet fizik duhen për të karikuar trurin?

20170527230621 20170527230454 runner

20 minuta aktivitet sportiv mjaftojnë për induktuar ndryshime në kiminë e trurit që përmirësojnë kujtesën dhe humorin.


Eksperimente të shumtë kanë treguar se të praktikosh aktivitet fizik ka efekte të menjëhershme pozitive në tru. Në një nga studimet e fundit në lidhje me këtë, të botuar në The Journal of Neuroscience, një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Kalifornisë ka analizuar skanerat cerebralë të 38 individëve të shëndetshëm që kishin pedaluar për 20 minuta. 


Përfundimi: ushtrimi fizik rriste nivelet e glutamatit dhe GABA-s (acidi gamma-aminobutirik), dy neurotransmetues thelbësorë për komunikimin ndërmjet qelizave të trurit.

Sipas Richard Maddock, autorit kryesor të punimit, “efektet zgjasnin rreth 30 minuta pas përfundimit të sesionit të pedalimit”. Nivelet e të dy substancave ishin më të rritura te individët që ishin kishin bërë aktivitet fizik edhe më parë, çfarë sugjeron se ushtrimi i rregullt mund të shkaktojë rritje të këtyre neurotransmetuesve. 


Këto ndryshime kimike përmirësojnë kujtesën. Studimi tjetër i këtij ekipi do të fokusohet te mundësia e përmirësimit të simptomave te personat që vuajnë nga depresioni, të cilët paraqesin nivele të ulëta të glutamatit dhe GABA-s. 

Top