1. Mind the art
  2. Poezi

Salvatore Quasimodo, nobelisti siçilian i poezisë hermetike

20170527230615 20170527230448 14697206 1121194607964669 728244819 o

Dare e avere (të japësh dhe të kesh) është përmbledhja e fundit e Salvatore Quasimodos e botuar në vitin 1966. Përmban 23 poezi me argumenta dhe stile të ndryshme. 


Quasimodo lindi në Siçili në vitin 1908. Pesëdhjetë e një vite më vonë mori Nobelin në letërsi për veprën e tij poetike të stilit hermetik. Hidhësia e poezive të tij fshihej pas një gjuhe të “mbyllur” që përdorte motive si Siçilia, feja dhe vdekja. Puna e tij e gjatë si përkthyes i veprave klasike greke dhe romake e pajisi me finesë të hollë në përdorimin e gjuhës. 


Pjesëza nga vepra të nobelistit na i sjell në shqip Beti Njuma. 


TË JAPËSH DHE TË KESH


Asgjë s’më jep, asgjë s’jep

ti që më dëgjon. Gjaku 

i luftërave u ter,

përçmimi është një dëshirë e dlirë

dhe nuk nxit një veprim

nga një mendim njerëzor,

përtej orës së mëshirës.

Të japësh dhe të kesh. Në zërin tim

ka së paku një shenjë

gjeometrie jetësore,

tek i yti, një guaskë

e ngordhur me ofshama të përmortshme.

Top