1. Newsroom

‘Selfiet’ rrisin riskun për morra tek të rinjtë

20170527230557 20170527230430 14274510 1091526297598167 1645669183 o

Rritja e numrit të nxënësve me morra në Holandë ngriti dyshimin se ndoshta kjo vinte nga ethet e selfie. Por kjo hipotezë nuk u konfirmua deri sa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Mjedisit (sigla në holandisht, RIVM) vërtetoi se selfiet favorizonin ngjitjen e morrave. 

Sipas këtij raporti, 28% e nxënësve në Holandë kanë morra në flokë. 

“Besoj se arsyeja është sjellja e nxënësve të shkollave të mesme. Ka shumë përqafime dhe kur bëjnë selfie, flokët e tyre bashkohen dhe ndodh kalimi i këtyre insekteve”, u shpreh specialistja në parazitologji Desiree Beaujan për televizionin holandez RTL. 

Studimi, i realizuar me 2.000 vullnetarë, gjithashtu konfirmoi se tre të katërtat e infeksioneve nga morrat ndeshen te flokët e vajzave. 

Gjithashtu, ky institut konstatoi se 1 në 10 të rritur kanë morra në kokë. 

Parë shtrirjen e këtyre parazitëve, instituti RIVM ka në plan të modifikojë fushatat parandaluese dhe ndërgjegjësuese që mesazhi të arrijë më lehtë pranë nxënësve të gjimnazit. 

Top