1. Newsroom

Shkaku pse përdoruesit e Android janë më të sinqertë se përdoruesit e iPhone

20170527230633 iphone h11


Rivaliteti që ekziston ndërmjet përdoruesve të telefonave Android dhe iPhone ngjajnë shumë me tifozët e ekipeve të futbollit. Një studim i kohëve të fundit i realizuar nga Shkolla e Psikologjisë në Universitetin Lincoln (Britani e Madhe) mund të rrisë akoma më tepër diferencat midis këtyre dy grupeve.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se përzgjedhja e një lloji të caktuar telefoni mund të thotë shumë për personalitetin tonë. Përdoruesit e Android janë më të sinqertë dhe më modestë se ata të iPhone, të cilët shfaqin një tendencë më të rritur për të qenë ekscentrikë dhe për t´u ndjerë të veçantë. 

Një tjetër gjë që evidentoi studimi është se shumica e femrave parapëlqenin iPhone-in. Shkaku? Sipas autorëve të studimit, kjo vjen ngaqë të paturit iPhone konsiderohet si shenjë statusi social dhe dallimi nga të tjerët.

Nga ana tjetër, edhe përdoruesit me moshë të re gjithashtu preferonin iPhone, ndërkohë që më të rriturit rreshtoheshin nga ana e Androidit. 

Top