1. Design

Shkëlzen Cania, shqiptari që mori çmim në konkursin e team Minardit

20170527230622 14881733 1136808249736638 633791088 o

Shkëlzen Cania ka fituar vendin e dytë në konkursin e organizuar nga skuderia Minardi për dizenjimin e modelit Dallara F308. 



“Përpara së gjithash, dua të falenderoj team Minardi by Corbetta Competizioni që më dhanë mundësinë për të shprehur idenë time. Grafika ime është bazuar në format dinamike të Dallara F308, me qëllim ruajtjen e vazhdimësië së historisë së Minardit. U mundova t’i jepja shumë rëndësi blusë së errët për të respektuar të shkuarën e skuderisë dhe, në të njëjtën kohë, krijohet më tepër vizibilitet për sponsorët e ardhshëm. 

Ndërsa me të verdhën kam evidentuar pjesët aerodinamike. Inovacion, teknologji dhe modernitet. Dy linjat e verdha janë për t’i kujtuar pilotit që të synojë gjithmonë lart. Blu dhe e verdhë, një miks mes historisë dhe modernitetit”, shprehet Cania në lidhje me propozimin e tij. 



Konkursi i Team Minardi u organizua nga Corbetta Competizioni për dizenjimin e karrocerisë së modelit Dallara F308. Pavarësisht se konkursi zgjati vetëm 12 ditë, skicat që morën pjesë ishin të panumërta. 

Më poshtë po iu lëmë edhe me disa skica të tjera të Shkëlzen Canes.