1. Design

Shtatë modele supermakinash për t’u përgatitur për apokalipsin

20170527230604 20170527230437 14339217 1101755349908595 284151479 o

Një dizenjator ka bërë skicat e këtyre automjeteve hardcore për t’u përballur me fundin e botës. 


1. Bugatti Chiron

Siç mund ta merrni me mend, këto makina nuk janë reale. Në fakt, janë skica makinash që do të ishin të përshtatshme në rast se vjen fundi i botës. Ato janë mbresëlënëse. 

Fillojmë me modelin Chiron, modelin më të shpejtë të listës. Vjen në ndihmë kur të ndjekin zombiet nga mbrapa. 




2. Marauder

Marauder-i i armatosur do t’iu mbajë ju dhe nëntë pasagjerë të tjerë të sigurt ndaj eksplozivëve, minave dhe plumbave. Mund të mbajë deri 4500 kg dhe ka drita të posaçme për natën. 




3. Cadillac One (Bisha)
Lideri i një shoqërie post-apokaliptike do të ketë nevojë për mbrojtje dhe a ka ndonjë alternativë më të mirë se Cadillac? Gati tërësisht e blinduar dhe rezistente ndaj sulmeve kimike dhe zjarrit. 




4. Toyota Hilux

Hilux-i është një nga të preferuarat pasi është robuste dhe mund të futet praktikisht kudo. Ka një arsye pse ky model përdoret për të shkuar në vendet më të vështira në planet.