1. Tema

Shtatori dhe Bossa Nova

Autori: Rezart Cenaj

20170527230557 20170527230430 bossa

Shtatori të gjen pak të deformuar, apo jo? 

Ngjyra çokollatë fillon të largohet, mendja ende nuk është kthyer, je duke kërkuar punë ose kthehesh, me (jo edhe aq) oreks, në atë që ke.

Flokëve duhet t´u presësh majat, thonjtë të janë prishur nga deti dhe kripa (ju gocave). Zemra jote gjeti hije poshtë një peme në anë të detit dhe qëndroi atje deri sa të dimërohet. 

Faqet e librave janë zhubravitur nga deti. Fotografitë që postove kanë marrë lajka/e… 

Po kërkon i dëshpëruar të gjesh një fundjavë të lirë që të largohesh përsëri. Por në pak ditë e merr veten.

Rindërton gjendjen shpirtërore dhe programin. Pi kafen e parë dhe kthehesh në fazën kur je gati të kapësh ditën, të shtrydhësh gurin, të groposësh armiqtë, të vesh synime të reja, të bëhesh një hero modern i qytetit.

Mund edhe ta vonosh pak këtë nëse të propozojnë ¨…edhe një zhytje tjetër¨. Sepse kujt i plasi për heronjtë nëse mund të shtrihesh edhe njëherë mbi ujë.





Top