1. Tema

Si do të ishte interneti në jetën reale? Rrjetet sociale marrin jetë në një fshat të vogël italian

20170527230628 15044834 1150587055025424 393995706 o

Ne jetojmë të zhytur në botën tonë virtuale, të varur më tepër nga ekranet tona të shumta se sa nga jeta reale.

Ndonjëherë ne harrojmë të shohim përreth dhe të komunikojmë siç kemi bërë disa vite më parë.

Artisti Biancoshock, ka krijuar një projekt spektakolar të titulluar  "web 0.0", ku transformon rrjetet e famshme sociale, që ne të gjithë i përdorim çdo ditë, në pjesë te instalacioneve urbane në një fshat të vogël italian, që të na bëjë të reflektojmë se si po ndryshon shoqëria dhe mënyra jonë e bashkëjetesës  pas ardhjes së internetit.

Por ka ende “fortesa” në botë ...

 

Ky instalacion i realizuar për “CVTA fest” u zhvillua në Civitacampomarano, një fshat i vogël që ndodhet në provincën e Campobasso, i cili ka vetëm 400 banorë, shumica e tyre të moshuar.

Në këtë fshat të pasur me tradita folklorike, interneti është një botë pjesërisht e panjohur: telefonat celularë hasin vështirësi për të funksionuar dhe transmetimi i të dhënave është pothuajse inekzistent.

Ideja provokuese e këtij projekti është të tregojë se këto funksione virtuale që konsiderohen nga shumica e popullsisë si një kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për jetën e përditshme, gjithashtu ekzistojnë edhe në vendin ku aksesi ndaj interenetit është i vështirë: bëhet fjalë për një lloj interneti "në jetën reale" që tregon se këto instrumenta kanë ekzistuar gjithmonë në traditat dhe kulturën popullore.