1. Tema

Si e shohin botën njerëzit që vuajnë nga verbëria e ngjyrave?

20170527230642 colors

E keni pyetur veten si duket bota në sytë e dikujt që vuan nga verbëria e ngjyrave? Website color-blindness.com na tregon më me hollësi si shohin këta individë. 


Pavarësisht emrit, verbëria e ngjyrave nuk do të thotë që e shohin botën bardhë e zi. Në fakt, emërtimi më i saktë do të ishte deficiencë në vizionin e ngjyrave (CVD – color vision deficiency).

1 në 200 femra dhe 1 në 12 meshkuj vuajnë nga ndonjë formë e CVD-së.

Ka disa variacione të çrregullimit të vizionit të ngjyrava si deuteranomalia (e shohin gjithçka më të zbehtë), protanopia (gjithçka duket më e gjelbër), dhe tritanopia (tonalitete të gjelbra dhe rozë). Vetëm 0.00003% e populates botërore vuan nga monokromacia (bardhë e zi).