1. Newsroom

Si është shtëpia e re e Angelina Jolie?

20170527230609 20170527230442 14488946 1108831979200932 199458869 o

Me një qera prej 95.000 dollarësh në muaj, Angelina Jolie gëlltit dhimbjen bashkë me fëmijët e saj në vilën e re luksoze në Malibu. 


Divorci i famshëm i Brangelina-s ende vazhdon të jetë shumë i pranishëm në shtyp. Spekullimet në lidhje me ndarjen e tyre janë në lulëzim, ashtu si edhe dëshmitë nga palët e treta. Sigurisht që Hollywood-i u shokua nga lajmi, por Angelina nuk humbi kohë, mori gjashtë fëmijët dhe gjërat e saj dhe u zhvendos… sigurisht, jo kudo, por në një vilë luksoze në Malibu. 





Mundet që tani mos të ketë kohë për të bërë blerje, por aktorja joshëse e ka gjetur zgjidhjen deri sa të divorcohet nga Brad Pitt. Vila është marrë me qera para 3-4 javësh nga Jolie dhe ofron të gjitha komoditetet e nevojshme për familjen. 





Ka nga një dhomë gjumi për çdo pjesëtar të familjes, tualete gjigante, dhomë ngrënie me oxhak dhe një dhomë dite me pamje nga oqeani. Jashtë ka shumë gjelbërim dhe pishinë. 



Top