1. Gastronomi
  2. Këshilla

Si ndikojnë tingujt ndërkohë që ushqehemi?

20170527230621 20170527230454 musicfood

Ushqimi nuk ka të njëjtën shije me muzikë apo zhurmë të fortë përreth.


Hamë më gojë, me sy dhe…me vesh. Specialistët e Universitetit të Oxfordit kanë treguar se perceptimi i shijes së ëmbël rritet kur ka tinguj me frekuencë të lartë në sfond. Nga ana tjetër, tingujt me frekuencë të ulët fuqizojnë hidhësinë e kafes, shijen e djathit parmesan dhe salcës së sojës. Por ka akoma më tepër!

Në një mjedis me zhurmë, perceptimi i shijes së ëmbël reduktohet dukshëm. Eksperimente të tjera tregojnë se qoftë shija e ëmbël ashtu edhe ajo e kripur humbasin forcë kur jemi duke ngrënë me muzikë të lartë në sfond. Sipas ekspertëve, lidhja ndërmjet dëgjimit dhe shijes nuk ka pse të na habisë, duke qenë se degët laterale të nervit facial që arrijnë te papilat gustatore përgjatë trajektit të tyre kalojnë nëpërmjet membranës timpanike. 


Tingujt gjithashtu ndikojnë te ndjesia e ngopjes. Kështu, nëse dëgjojmë si kërcasin patatet e skuqura në gojë apo zhurmën që shkakton një ushqim gjatë përtypjes, marrim më pak sasi se sa kur dëgjojmë muzikë apo shohim një film me zë të lartë. Në këtë përfundim arriti një studim i Universitetit Shtetëror të Kolorados në SHBA në 2015-ën. Njihet me emrin efekti crunch.

Top