1. Shëndeti

Si t’i rrisim flokët më shpejt

20170527230613 20170527230446 hair2

Si do të jetë, flokët e gjata nuk dalin kurrë nga moda. Sa më shumë centimetra, aq më mirë. Flokët e gjata, të shëndetshme, të kujdesura pëlqeheshin qoftë në Mesjetë dhe qoftë tani. 


Shpesh provojmë gjithçka që të arrijmë gjatësinë që duam: që nga përdorimi i ingredientëve shtëpiakë deri në trajtime estetike kapilare shumë të shtrenjta pa asnjë bazë shkencore. Por e vërteta është se nuk ka vend për mrekullira kur flasim për flokët. 



Flokët rriten 0.4 milimetra në ditë

Shumica e flokëve (80%) ndodhen në fazë rritje (anagjene), ndërsa një pjesë e vogël, në fazë tranzicioni (katagjene) dhe pushimi (telogjene). Faza e rritjes është ajo që zgjat më tepër (2-5 vite, në varësi të moshës) dhe prej saj varet gjatësia përfundimtare e flokëve tona. 


Flokët rriten më tepër ndërmjet moshës 16 dhe 46 vjeç. Shpejtësia e rritjes varet nga shumë faktorë: gjenetikë, hormonalë, të ushqyrjes dhe stinorë. 


Çdo ditë dalin flokë të reja, ndërkohë që bien rreth 50-100 të tjerë. 



Fuqia e shampos është e kufizuar


Flokët që gjenden në fazën e rritjes janë më aktivet nga ana metabolike dhe janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshime të ushqyrjes apo ndaj dëmtimit kimik. Gjenetika përcakton gjatësinë e flokëve tona, por gjithmonë nëse merret parasysh se asgjë nuk ndërhyn tek kjo rritje, si për shembull kequshqyerja apo sëmundjet që afektojnë shëndetin në përgjithësi. 

Ndryshimet hormonale, ushqyerja e keqe, sëmundjet apo stresi, ashtu si edhe boja dhe krehja e flokëve prekin rritjen e flokëve. Këtu hyn në lojë përkujdesja kozmetike e flokëve: më shpesh, flokët e ndalojnë rritjen për shkak të dëmtimite se sa nga shkaqe të tjera. 


Truket shtëpiake nuk funksionojnë


Përdorimi i shampove me biotinë apo maskat me ingredientë shtëpiakë nuk funksionojnë, pasi lëndët ushqyese nuk e kalojnë lëkurën. E vetmja rrugë me anë të së cilës ato shkojnë te rrënja e folikulit kapilar është me anë të gjakut. 


Nga ana tjetër, te shtatzënat flokët rriten më shpejt për shkak të hormoneve. 


Fjalë të tjera që kanë qarkulluar, por që nuk kanë asnjë funksion. Si për shembull tretja e pilulave kontraceptive brenda shampos, prerja e flokëve me hënë të plotë apo kalimi i furçës 100 herë. 


Ka shpresë te farmacia


Që flokët të rriten kanë nevojë për disa oligoelementë si cistina, hekuri dhe disa lloje vitaminash. Megjithatë, marrja e suplementeve kur trupi nuk paraqet mangësi nuk sjell asnjë përfitim. 

Top