1. Shëndeti

Si të mbajmë një dietë të shëndetshme: mëngjesi dhe darka

20170527230603 20170527230435 14359723 1098039073613556 256035696 o

Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar është ajo që lejon organizmin tonë të funksionojë në mënyrë optimale. Për t’a arritur, është thelbësore të bazohet në ushqime që mbështesin mirëfunksionimin e organizmit dhe shmangin sëmundjet e lidhura me ushqyerjen, si obeziteti apo problemet kardiovaskulare. Prandaj, ekspertët rekomandojnë që dieta jonë të jetë e pasur me ushqime me origjinë bimore dhe fibër dhe të përmbajë pak ushqime me origjinë shtazore, ëmbëlsira dhe produkte hiperkalorike. 


Çfarë duhet të përmbajë një dietë e shëndetshme?


Që dieta jonë të jetë e ekuilibruar duhet të përmbajë dy racione perimesh në ditë, një në drekë dhe një në darkë; dy ose tre racione frutash në ditë; dy ose tre racione proteinike në ditë (mish, peshk dhe vezë), drithëra të pasura me fibra (oriz, makarona, bukë integrale); dhe të shmangen ushqimet si sheqeri, ëmbëlsirat, reçeli, pijet me sheqer dhe brumrat industriale. 

Tjetër pjesë shumë e rëndësishme është ndarja e ushqimit në 5-6 vakte në ditë: mëngjes, paradite, drekë, zemër, darkë dhe diçka para gjumit. Ky numër vaktesh shpërndan më mirë sasinë e kalorive të marra gjatë ditës. 



A na ndihmon të dobësohemi mos të ngrënit darkë?

Nuk ka asnjë studim që të tregojë se kapërcimi i një vakti të ndihmon në uljen e peshës trupore. Ekspertët e fushës rekomandojnë të mos kapërcehen vaktet dhe të shpërndahet mirë ushqimi gjatë ditës, në sasi të vogla, kështu shmangim urinë dhe ankthin. 

Kapërcimi i vakteve shton urinë për vaktin tjetër ose na shtyn të hamë ushqime që nuk rekomandohen. 


Frutat ose drithërat me qumësht në darkë, na ndihmojnë të humbasim peshë?

Darka është vakti i fundit i ditës dhe, si i tillë, duhet të jetë i lehtë. Megjithatë, të zëvendësojmë darkën me ndonjë ushqim konkret, si për shembull fruta ose drithëra me qumësht, mund të kontribuojë në çekuilibrimin e dietës dhe, në disa raste, në shtimin e kalorive të marra. 

Për shembull, një sallatë frutash me një banane, rrush dhe dardha mund të ketë 400 Kcal, njësaj sa edhe një sallatë jeshile me vezë të zier. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me drithërat me qumësht. 

Nuk duhet të harrojmë se zëvendësimi i darkës me fruta mund të ulë sasinë e proteinave të marra me anë të dietës. 


Mëngjese dhe darka: sugjerime të shëndetshme

Në mëngjes duhet të konsumojmë një produkt të qumështit (qumësht, kos ose djath), drithëra ose bukë të shoqëruar ose jo me një ushqim me proteina dhe një frut. 


Për shembull:

Mëngjesi: kafe me qumësht të skremuar dhe minisandwich me proshutë e djath. Paradite: sallatë frutash me dardhë dhe rrush.


Mëngjesi: çaj me qumësht dhe dy kivi. Paradite: minisandwich me krudo dhe një racion kos natyral. 


Mëngjesi: kafe me qumësht dhe sandwich me djath, domate dhe vaj ulliri. Paradite: kos natyral me arra. 


Mëngjesi: qumësht me drithëra (drithëra integrale ose tërshërë, pa sheqer të shtuar dhe pa mjaltë). Paradite: mollë dhe kos natyral. 


Darka e lehtë dhe e ekuilibruar duhet të përmbajë perime të freskëta ose të gatuara, ushqime me proteina dhe pak yndyrë (peshk, vezë, mish pa dhjam) dhe një sasi të moderuar drithërash. Disa shembuj:

Darka: pure kungulli me merluc ne zgarë, mandarina. Hollësi: krem kungulli, qepe dhe pak patate, merlucë në zgarë dhe dy mandarina. 


Darka: sallatë e plotë dhe mango. Hollësi: sallatë jeshile dhe rukola, domate të vogla, panxhar, karrota, vezë e zier dhe 25 gr bajame, dy feta bukë dhe gjysmë mango. 


Darka: perime në avull me pulë dhe pjepër. Hollësi: patëllxhan, karrota dhe domate në avull ose në furrë me gjoks pule. Dy feta bukë integrale. Dy feta pjepër. 


Darka: sallatë me domate me ton dhe banane. Hollësi: sallatë me domate dhe ton, vaj ulliri. Dy feta bukë integrale. Një banane. 






Top