1. Kinema

Si të urrejmë në mënyrë korrekte Game of Thrones

20170527230636 got3333

Mirëseerdhët te manuali i urryesit patologjik. Një hapësirë pedagogjie të njëanëshme ku lexuesi do gjejë kulmin e snobizmit. Sot jemi vetëm kundër universit, dhe kjo është gjëja që na kënaq më shumë. Sot na takon të urrejmë një nga shenjtët e televizionit. Serinë e HBO-së, Game of Thrones.

1. Si Lord of the Rings, por me zhveshje

Se po silleni sikur George R. R. Martin ka shpikur gjininë letrare të fantazisë.

Por jo, ai ka vendosur personazhet e telenovelës së tij mbi hartën Tolkien. Ngjashmëritë me Lord of the Rings janë të dukshme.

2. E ngadaltë dhe gjithmonë përdor të njëjtin format

Modeli është identik për të gjitha sezonet.

Seritë e para: prezantimi me personazhe të parëndësishëm, nja dy vdekje pa shumë pasoja dhe drama politike të mërzitshme. Pa ndodhur asgjë e rëndësishme, shkojmë te episodi i gjashtë. Duke filluar nga aty, fushatë e parties socialdemokrate të Daenerys, shprehje të mençura nga Tyrion Lannister dhe, në episodin tetë, kemi një betejë të madhe, një tradhti akoma më të madhe dhe vdes dikush nga familja Stark. Pastaj dalin dragonet, pështyjnë zjarr dhe fund i hapur me një këngë epike. Skemë identike për çdo sezon.

3. Familja Stark është shumë e lodhshme.

Janë të përsëritshëm, gri dhe të mërzitshëm.

Empatia drejt familjes Stark, një nga më të njohurat e universit televiziv, është një simptomë e  ndryshkjes së shoqërisë dhe ambiguitetit të hierarkisë së vlerave. Starkët, aq fisnikë sa duken, tradhtojnë parimet e tyre rregullisht dhe janë strategë dhe politikanë shumë të këqinj. Lannisterët janë të poshtër dhe incestualë, por të paktën mbajnë fjalën dhe paguajnë borxhet e tyre.

4. Seri tërësisht e parashikueshme

Kur vdiq Jon Snow të gjithë e dinim se do ringjallej. Të gjithë.

Pak a shumë e dime fundin: do dalin tre dragonë, do të dale edhe bjondja, i ringjalluri, xhuxhi dhe nuk do fitojë asnjëri, sepse në luftë nuk ka fitues.

5. Bisedat mbi serinë janë të padurueshme

Po, e dimë që The Red Wedding ishte traumatike.

Kur vrasin një nga ujqërit e bardhë është si të na kishin vrarë një të njohur. I bukur edhe filxhani me ¨Nuk jam princeshë, jam Khaleesi¨. Por, qoftë ata që e shohin serialin, qoftë ata që jo, bisedat për të e kanë kaluar çdo kufi. 

Top