1. Mind the art
  2. Muzikë

Sodade: historia e këngës më të famshme të Cesaria Evora

20170527230639 cesaria evora2


Diva me famë ndërkombëtare, me origjinë nga Bregu i Fildishtë, u shndërrua në ‘mbretëreshën e mornas’ (lloj muzike popullore në vendin e saj) që këndonte zbathur. Ajo mësoi të këndonte në korin e jetimores ku u rrit. 






Kur ishte 16 vjeç u njoh me marinarin dhe kitaristin portugez Eduardo. Prej tij mësoi stilin muzikal morna, një lloj kënde melankolie, nostalgjie, pendimi dhe trishtimi. 






Kënga e saj e parë që pati sukses ndërkombëtar ishte Sodade. Gjithçka nisi kur Jose da Silva, një francez me origjinë nga Bregu i Fildishtë, e bindi që të shkonte në Paris për të regjistruar albumin La Diva Aux Pieds Nus (Diva me këmbët e zbathura). 






Ylli i saj filloi të shndërrinte dhe e famshmja ‘Sodade’ shënoi fillimin e suksesit botëror për këngëtaren afrikane. Albumi mori kritikat më të mira dhe Cesaria Evora kapi majat botërore në moshën 47 vjeçare. 






Por, çfarë do të thotë ‘sodade’?


Kuptimi i fjalës portugeze saudade është disi i vështirë për t’u përkthyer. Zakonisht nënkupton nostalgji, mall, dhimbje dhe pendim. Shprehja ‘sodade’ është një element tipik i muzikës së Bregut të Fildishtë. 





Top