1. Newsroom

Super Mario shkon te Apple

20170527230559 20170527230431 14273521 1093197877431009 1780184476 o

Bursa ka qenë e para që ka festuar vajtjen e Super Marios në Apple. Pak minuta pas fillimit të prezantimit të produkteve të reja të Apple, personazhi popullor i videogame të Nintendos u shfaq në ekran. Të gjithë u hodhën në sulm për të blerë aksione të kompanisë japoneze në Bursën e Wall Street. Të martën, aksionet ishin mbyllur me 28,5 dollarë. Kur u njoftua marrëveshja Nintendo-Apple, vlera shkoi në 36.55 dollarë. 


Aksionet e Nintendos në Japoni do ndikohen nga marrëveshja me Apple brenda disa orësh, kur të fillojë orari zyrtar i punës. 


Tim Cook prezantoi sot në San Francisco produktet e reja të Apple. Vëmendjen kryesore e mori iPhone7. Deri sa doli Super Mario në ekran. Aplikacioni do të shitet në Apple Store. Ky Mario i ri i botës Apple do të quhet Super Mario Run dhe do të jetë i disponueshëm për Krishtlindje. 


Aksionet e Nintendos po përjetojnë një epokë të artë. Rritja e tyre filloi me suksesin e pamasë të Pokemon Go, loja që i çmendi të gjithë këtë verë. 


Top