1. Mind the art
  2. Poezi

Sylvia Plath: Letër dashurie (1960 )

20170527230622 sylvia

Jo e lehtë ta shpreh ndryshimin që ke bërë tek unë.

Nëse jam gjallë tani, asokohe isha e vdekur, Megjithëse, si një gur, shpërfillëse plotësisht, qëndroja e palëvizur siç e kisha zakon. Ti s’më ke shtyrë as një gisht, jo – E as s’më ke lënë ta përshtas Syrin tim të zhveshur Sërish drejt qiellit, pa shpresë sigurisht, Për të kapur kaltërsinë, apo yjet. S’ishte kjo, jo. Po flija, le të themi : një gjarpër I fshehur mes shkëmbinjsh të zinj si një shkëmb i zi Në hapësirën e bardhë të dimrit – Si fqinjet e mia, duke mos marrë asnjë kënaqësi Në këtë milion faqesh të lëmuara mrekullisht Që preheshin në çdo çast për të ma shkrirë Faqen time prej bazalti. E ato bëheshin lot, Engjëj që qanin mbi natyra monotone, Por s’isha e bindur. Këta lot ngrinin. Çdo kokë e vdekur kishte mbi sy një strehë akulli. Dhe unë vazhdoja të flija, si një gisht i përdredhur E para gjë që pashë ishte thjesht ajri i pastër Dhe këto bulëza të mbyllura që ngjiteshin në vesë, Të kthjellta si shpirtra. Rreth e përqark Shumë gurë të fortë dhe pa shprehje E unë s’dija ç’të bëja me këtë. Shkëlqeja me xhixha silikati, E shpështjellë për t’u derdhur si një lëng Mes këmbëve të zogjve dhe kërcenjve të bimëve. S’e kisha lënë veten të më mashtronin. Të njoha menjëherë. Pema dhe guri rrëzëllinin, pa hije. Gjatësia e gishtave të mi është rritur, e kthjelltë si qelq. Fillova të çel sythe si degë marsi : Një krah e një këmbë, një krah, një këmbë. Nga guri në re, kështu jam ngritur. Tani ngjaj me një lloj zoti Lundroj në ajër, shpirt vorbullues, E pastër si një bukë akulli. Është një dhuratë. © un, oiseau en vol, për këtë përkthim.

Top