1. Tema

T´i mësojmë fëmijët që të mendojnë, por jo çfarë të mendojnë…

20170527230643 children

Vetëvendosja është garancia që, pavarësisht se çfarë zgjedhim, do të jemi ne protagonistët e jetëve tona. Mund të gabojmë. Në fakt, ka shumë gjasa që të ndodhë kështu, por do të mësojmë nga gabimi dhe do të ecim përpara, duke pasuruar rezervën tonë të përvojave për jetën.

 

Nga pikëpamja kognitive, nuk ka asgjë më sfiduese se problemet dhe gabimet, pasi nuk kërkojnë vetëm sforcim, por edhe një proçes ndryshimi ose adaptimi. Kur përballemi me një problem vihen në lëvizje të gjitha resurset tona kognitive dhe, shpesh, kjo zgjidhje nënkupton një riorganizim të skemës mendore.

 

Prandaj, në vend që t´u paraqesim fëmijëve të vërteta absolute i vëmë përpara sfidave që i shtyjnë të mendojnë, do jemi duke fuqizuar kapacitetin për të vëzhguar, menduar dhe marrë vendime. Nëse i mësojmë fëmijët të pranojnë pa mendur, ai informacion nuk do të jetë domethënës, nuk do të shkaktojë ndryshime të rendësishme në trurin tyre por thjesht do të magazinohet në ndonjë vend të kujtesës, ku pak nga pak do të zbehet.


Nga ana tjetër, kur mendojmë se si mund të zgjidhet një problem apo përpiqemi të kuptojmë se ku jemi duke gabuar, shkaktohet një ristrukturim që pasohet me rritjen. Kur fëmijët mësohen të mendojnë, të vënë në pikëpyetje realitetin dhe të kërkojnë zgjidhje vetë, fillojnë të besojnë te kapacitetet e tyre dhe të përballen me jetën me më shumë siguri dhe pa frikë.

 

Fëmijët duhet të gjejnë mënyrën e tyre për të bërë gjërat, duhet t´i japin kuptim botës së tyre dhe të formojnë bërthamën e tyre të vlerave.

 

Si arrihet kjo?

Një sërë eksperimentesh të zhvilluar gjatë viteve 1970 në Universitetin e Rochesterit na japin disa ndihma. Këta psikologë punuan me grupe të ndryshme njerëzish dhe zbuluan se shpërblimet mund të përmirësojnëderi në një fareë pike motivimin dhe efikasitetin kur bëhet fjalë për detyra të përsëritura dhe të mërzitshme, por mund të jenë antiproduktive kur bëhet fjalë për problem që kërkojnë mendim kreativ.

Personat të cilat nuk merrnin shpërblime të jashtme kishin rezultate më të mira për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuar. Në fakt, dhënia e shpërblimeve shtynte në kërkimin e zgjidhjeve të lehta dhe në sjellje pak etike, pasi individi nuk kërkonte më të zgjidhte problemin por të përftonte shpërblimin.

 

Kështu, psikologu Edward L. Deci postuloi Teorinë e Vetëvendosjes, sipas së cilës për të motivuar njerëzit në përgjithësi dhe fëmijët në veçanti nuk është e nevojshme të jepen shpërblime të jashtme, por vetëm të ofrohet mjedisi i përshtatshëm me këto tre kritere:

1.       Ndjesia e konkurencës, kështu detyra nuk shkakton frustrim dhe ankth të ekzagjeruar.

2.       Të pasurit një fare shkalle pavarësie për të kërkuar zgjidhje të reja dhe për t´i zbatuar ato.

3.       Ndërveprimi me të tjerët, për të ndjerë mbështjetje.  

 

Top