1. Shëndeti

Të lësh gjërat për nesër, pse ndodh?

20170527230619 20170527230453 lazy

“Më mirë po e bëj pastaj”, “do t’a bëj nesër” ose “po shkoj të fle më mirë” janë shprehje që pasqyrojnë. 


T’i lësh gjërat për më vonë është diçka që, në masë të ndryshme, të gjithë e bëjmë. Por, kush janë ata që i zvarrisin më tepër gjërat? Janë më të lumtur ata që i lënë gjërat për nesër?


Një studim i kryer nga hulumtues të institucioneve të ndryshme gjermane ka dashur t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve. Në studim morën pjesë 1350 femra dhe 1177 meshkuj, me moshë nga 14 në 95 vjeç. Ata iu përgjigjën një pyetësori mbi zvarritjen e detyrave dhe mbi shkallën e stresit, depresionit, ankthit, lodhjes dhe kënaqësisë në jetë, me qëllim analizimin e lidhjes ndërmjet lënies së detyrave për më vonë dhe mirëqenies së përgjithshme. 


Rezultatet janë publikuar së fundi në revistën PLoS ONE (2016) dhe kanë treguar se në vija të trasha, ata që i zvarrisin gjërat nuk gëzojnë një mirëqenie më cilësore krahasuar me ata që nuk i lënë detyrat për më vonë. Konkretisht, autorët gjetën se individët në moshë të re janë ata që i zvarrisin më tepër detyrat, sidomos diapazoni 14-29 vjeç. Për më tepër, duket se kjo tendencë është njësoj si te femrat ashtu edhe te meshkujt. 




Për sa i përket lidhjes me variablat klinike, u gjet një tendencë më e theksuar e zvarritjes së detyrave te personat me stres të lartë, me probleme me ankthin dhe depresionin dhe me lodhje të madhe. Për më tepër, ndryshe nga çfarë mund të mendohet, shtyrja e detyrave u lidh me më pak kënaqësi nga jeta, konkretisht nga puna dhe rroga. Gjithashtu, u pa se mos të pasurit partner apo papunësia lidhej më tepër me shtyrjen e detyrave. 


Hulumtuesit po mendojnë të thellojnë akoma më tepër studimet për të parë pse zvarritja e detyrave lidhet kryesisht me të rinjtë dhe të papunët. 

Top