1. Modë
  2. Tendencë

Tendenca vjeshtë 2016: mëngë këmbanë

20170527230625 kembana

Nuk janë më praktiket, por na pëlqejnë shumë! Modelin flared nuk e gjejmë vetëm te pantallonat, por edhe te mëngët e këmishave, fustaneve dhe bluzave për të na ftuar në një lojë volumesh. 




Kanë qenë një nga tendencat më të para në streetstyle gjatë javëve të modës, ku tashmë ka marrë më tepër rëndësi çfarë veshin pjesëmarrësit se sa çfarë shihet në pasarela. 





I kemi në të gjitha versionet, nga të ndrojtura në dramatike. 




Por, në jetën tonë të përditshme nuk ka nevojë të dukemi sikur kemi veshur mbulesën e llampave të sallonit. Vlen edhe një këmbanë e lehtë.





Por, në raste të veçanta mund të jetë momenti i duhur për të çuar tendencën në kufi.





Olivia Palermo na tregon se funksionojnë si për përditë edhe me kombinime më të sofistikuara.