1. Mind the art
  2. Art

Teoria e fundit mbi Banksy: është lideri i Massive Attack

20170527230557 20170527230429 14274461 1091270987623698 1351333309 o

Gazetari investigativ Craig Williams ka arritur në përfundimin se një prej pjesëtarëve të bandës trip-hop Massive Attack, Robert del Naja, është personi që qëndron pas grafitistit me pseudonimin Banksy. Që nga viti 2008, teori të ndryshme sinjalizonin se autori i grafiteve që gjenden në gjithë botën ishte artisti Robin Gunnigham.


Megjithatë, investigimi i Williams, i botuar në Transmission Glasgow, e rrëzon këtë teori duke theksuar se me dhjetëra herë, grafitit e Banksy kanë koinciduar me turin e Massive Attack.  Melburn (2003) – veprat e tij u shfaqën një muaj pas koncertit të Massive Attack; San Francisco (2010), New Orleans (2008) ose Boston (2010) janë disa prej vendeve që dalin në hulumtimin e gazetarit ku veprat e Banksy shfaqen pak ditë pas shfaqjes së grupit muzikor.