1. Design

The City Camouflage

20170527230559 20170527230431 14247665 1093210797429717 2145208501 o

Muret e Tiranës kanë frymëzuar Gentian Mingën të dizenjojë një koleksion të tërë me t-shirt. Prej aty, edhe emri i koleksionit “The City Camouflage”. Tashmë, mund të marrësh formën e mureve të qytetit dhe të bëhesh një me të. 


Gentian Minga rrëfen se u bë disa kohë që muret e Tiranës i kanë tërhequr vëmendjen. Disa prej tyre kanë një pamje të veçantë dhe origjinale, të krijuar nga dora e njeriut në bashkëpunim me shiun dhe diellin. 


Ky projekt ka lidhje si me arkitekturën, ashtu edhe me modën. Ai përfaqëson historinë dhe “kujtesën” e një origjinalitetit të kryeqytetit, ku, cepave, mund të gjesh më tepër bukuri se ç’mund të ta marrë mendja. 


Këto mure mund të quhen të vjetra, të shkatërruara, të pista… por, në të njëjtën kohë, pamja e tyre është tejet tërheqëse.