1. Newsroom

The Falling Man: historia pas fotografisë së 11 shtatorit që tronditi njerëzimin

20170527230602 20170527230434 14303880 1096426820441448 455630965 o

Sot bëhen 15 vite nga atentatet e 11 shtatorit 2001 dhe bota nderon 2.977 të pafajshmit që humbën jetën.


Pavarësisht se tashmë kanë kaluar shumë vite, qindra fotografitë dhe videot e bëra gjatë atij mëngjesi vazhdojnë të kenë impakt të fortë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një fotografi që është emërtuar “The Falling Man” (Njeriu që bie). 


Imazhi drithërues tregon një mashkull me veshje serioze që është duke rënë me kokë, me sfond grinë e kullës veriore. 


Ky person, një nga 200 viktimat e sulmeve të cilët u hodhën në boshllëk, zgjodhi të arratisej nga zjarri dhe tymi në ndërtesë duke kërcyer drejt vdekjes. Ose, teoria tjetër është se është shtyrë jashtë nga forca e ndonjë shpërthimi. 


Sipas Daily Star Sunday, pavarësisht se kanë kaluar 15 vite, identiteti i këtij personi është ende mister, pavarësisht përpjekjeve të ndryshme për t’i vënë një emër. 




Reporteri Peter Cheney mendonte se bëhej fjalë për Norberto Hernandez, një shef pastiçerie në restorantin ‘Windows on the World’. 


Ndërkohë që familja e tij fillimisht mendoi se bëhej fjalë për Hernandez, pas analizimit të imazheve të tjera në video, ata ndryshuan mendje. 


Një tjetër mundësi është që të bëhet fjalë për Jonathan Briley, i cili gjithashtu punonte te restoranti Windows on the World. Një foto tregoi se poshtë këmishës kishte një bluzë portokalli të ndezur, diçka që Briley e vishte shpesh. 


Motra e tij Gwendolyn tha: “Kur e pashë për herë të parë foton dhe pashë një burrë të gjatë dhe të hollë, mendova ky duhet të jetë Jonathan”. 


Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, ky imazh gjithmonë do të simbolizojë viktimat të cilat u vranë në atentatet e 15 viteve përpara. 



Top