1. Newsroom

Vdes Fidel Castro

20170527230632 fidel

Fidel Castro, ish-presidenti dhe komandanti i revolucionit komunist kuban ka vdekur në të gdhirë të ditës së sotme. "Komandanti i revolucionit kuban, Fidel Castro, ka vdekur sonte në 22:29 (03:29 me orën tonë)", u shpreh presidenti Raul Castro. Fidel Castro udhëhoqi Kubën në diktaturë për gati 50 vjet, deri në vitin 2008 kur ia la vendin vëllait të tij, Raul. Ky i fundit, lajmëroi me hidhërim vdekjen e të vëllait në një edicion special të vonshëm në televizionin kuban. Fjalimi i tij u përmbyll me fjalët "Hasta la victoria siempre" (Drejt fitores gjithmonë).

Top