1. Modë
  2. Tendencë

Veshja e vjeshtës 2016: pantallona kadife

20170527230600 20170527230433 kadife

Ka ardhur momenti që të përballemi me realitetin: kadifja është në modë këtë sezon. Shumë. Për fashionistët e vërtetë, nuk mjaftojnë vetëm fustanet dhe xhaketat kadife. Jo. Vini bast për kadifen duke e veshur në mënyrën më të guximshme: pantallona. 


Format janë nga më të ndryshmet, por kryesisht do i shohim në modelet që janë tendencë: pantallona-pizhama ose culottes. 


Kur vishet si kostum me xhaketë na shërben qoftë për një ditë pune ashtu edhe për një darkë të sofistikuar. Për t’u mbajtur shënim për eventet e dimrit. 


Kombinimi më i mirë është me një këmishë të bardhë, këpucë mashkullore, një kanatjere të brendshme… ose asgjë. 


Rikthehet modeli cowboy direkt nga vitet ’90.