1. Tema

Vodafone Albania Foundation: një shkollë #megjithëzemër për Thethin

20170527230605 20170527230437 14359898 1100425413374922 1709784024 o

Sivjet, nxënësit e Shkollës 9 vjeçare të Thethit filluan vitin e ri akademik në shkollën e tyre tërësisht të rinovuar. Fondacioni Vodafone Albania u kujdes #megjithëzemër për edukimin e fëmijëve të kësaj zone të thellë.


Në postimin prezantues të projektit, drejtori ekzekutiv i Vodafone Foundation, Albi Greva thotë: 

“Në vitin 2011, teksa vizitoja shkollën e Thethi u trishtova kur gjeta vetëm një vajzë të regjistruar në shkollë - pasi të gjithë fëmijët e tjerë ishin regjistruar në shkolla të tjera larg për shkak të kushteve të papërdorshme të shkollës” - na thotë shkrimtarja e njohur Flutura Haçka. Ajo ishte me ne në ditën e inaugurimit të punimeve të rikonstruksionit të shkollës, gjë të cilën e ilustrojnë edhe këto foto. E mund ta imagjinoni emocionin e saj. 


Po sigurisht, edhe të mësueses së mirënjohur, Liljana Luani, që mësoi dhe u rrit në këtë shkollë për të qenë sot një model për çdo mësues. Por edhe të mësuese Viktorias, që sot përpiqet me gjithë forcat të bëjë më të mirën për nxënësit e saj. 


E gjitha nisi veç një muaj më herët, kur një grup kolegësh të #vodafoneAlbania udhëtonin në terren për kryerjen e shërbimeve të mbulimit dhe cilësisë së rrjetit. Ata na sugjeruan që duhej një ndërhyrje e menjëhershme, pasi shkolla ishte e papërdorshme. 


U punua ditë e natë për të siguruar një shkollë cilësore, e që fëmijët ta fillonin vitin shkollor bashkë me gjithë nxënësit e Shqipërisë: një dhuratë #meshumëzemër!