1. Newsroom

Zhveshja e Monica Belluccit pas të 50-ave revolucionon rrjetin

20170527230602 20170527230435 14329147 1096445413772922 1441130166 o

Aktorja italiane Monica Bellucci ka revolucionuar rrjetet sociale pasi u shfaq e zhveshur në kopertinën e revistës Paris Match. Imazhet e Belluccit janë shndërruar në tendencë dhe emri i saj e, mbi të gjitha fotot e saj, janë më të kërkuarat në nivel botëror. 


Diva italiane, e cila do të mbushë 52 vjeç në 30 shtator, u fotografua për kopertinën e revistës franceze duke notuar në mënyrë sensuale në pishinë, ku u realizua edhe seti fotografik. 


Paris Match e përshkruan si një “lule uji” që “shkëlqen më tepër se kurrë“. Në faqet e brendshme, aktorja e lindur në Umbria në 1964, flet mbi tema të ndryshme të jetës së saj private, midis tyre edhe për seksin në moshë të pjekur. 




“Dëshira nuk shuhet. Kur je i ri, e lë veten në dorën e dëshirës hormonale. Realizohet me impulse. Me kalimin e kohës, seksi bëhet ndoshta më reflektiv, por shijohet më tepër” thotë aktorja. 


Bellucci gjithashtu foli për partneren e re në moshë të ish-bashkëshortit dhe babait të dy fëmijëve të saj, aktorin francez Vincent Cassel: “Ai jeton jetën e tij, ndërsa unë timen. Si aktore, kam një imazh publik; si grua, duhet të ruaj kopshtin tim sekret për të mbrojtur veten dhe fëmijët e mi”. 


Këtë vit aktorja italiane kthehet në kinema me filmin e ri të Emir Kusturicës, On the Milky Road, që po prezanton në Festivalin e Venecias. Vitin e kaluar ishte një nga vajzat Bond, e para më e madhe se 50 vjeç. 

Top